Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj

Ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës, për luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj

Ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën Penale, në Tiranë,  për luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Herën e kaluar, seanca u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan zëvendësimin e gjyqtares Alma Kolgjoka me argumentin se është në konflikt interesi për të shqyrtuar kërkesën për ekstradim. Gjykata ka vendosur që të mos e zëvendësojë gjyqtaren Kolgjoka, e cila do të jetë ajo që do të dëgjojë sot kërkesën për ekstradim të ish luftëtarit drejt Kosovës. Një  pjesë e seancës së sotme është bërë edhe nga një prokuror ndërkombëtar. Ndërkohë, avokatët kanë kërkuar lirimin e menjëherëshëm duke thënë se nuk mund të ekstradohet drejt Kosovës dhe më pas drejt Hagës pasi janë disa procedura ligjore, që janë shkelur. Por pritet të njoftohet  nëse do të pranohet kërkesa për ekstradim ose jo. Dritan Goxhaj u arrestua me 31 korrik në Tiranë dhe dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ai është djali i ish-zëvendës shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …