leoni

Daniel Serwer

Daniel Server: Një kërcënim edhe më serioz është i pranishëm në Kosovë, pasi Serbia tashmë kontrollon 4 komunat me shumicë serbe

Analisti i Çështjeve Ballkanike, Daniel Server,   ka shkruar se një kërcënim edhe më serioz  në rajon është i pranishëm  në Kosovë. Serbia tashmë kontrollon katër komuna me shumicë serbe në veri të lumit Ibër. Me inkurajimin e Beogradit, serbët atje braktisën institucionet e Kosovës, bojkotuan zgjedhjet e fundit dhe u rebeluan kundër vendosjes së kryetarëve të komunave jo-serbë që u zgjodhën. Serbia kishte rrëmbyer tre policë të Kosovës, kishte mobilizuar ushtrinë përgjatë kufirit, kishte frikësuar serbët që të largoheshin nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, kërcënoi Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe hodhi poshtë marrëveshjet e arritura me Prishtinën që Amerika  dhe BE pretendojnë se janë ligjërisht të detyrueshme. Amerikanët dhe evropianët u përgjigjën vetëm me qortime të buta verbale. Edhe pse veriu i Kosovës tani është i qetë, sipas  analistit, Daniel Serwer, diplomatët e Amerikës  dhe BE-së ende insistojnë në tërheqjen e policisë së Kosovës nga territori sovran i saj. Ndërkohë, kryetari serb Vuçiq ka qenë i zënë me përpjekjet për të penguar Ukrainën që të njohë pavarësinë e Kosovës, një shkelje e qartë e një marrëveshjeje që evropianët dhe amerikanët thonë se është e detyrueshme, ka shkruar mes tjerash, analisti, Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …