Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, sot në mëngjes ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë. Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit. Lajmin e ka bërë të ditur, avokati i familjes, Artan Qerkini. Lidhur me këtë bastisje të shëmtuar ka reaguar edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, ka treguar se EULEX-i ia ka marrë nga banesa telefonin dhe laptopin e punës. Ai ka sqaruar se ia kanë marrë edhe telefonin e djalit edhe pse në vendim nuk ishte evidentuar që të konfiskohet. Ai ka deklaruar se sjellja e prestarëve të EULEX-it ka qenë korrekte dhe se nuk kanë kërkuar diçka konkrete përpos që kanë kontrolluar. Të gjitha dokumente që i kanë marrë i ka kthyer në vend. Kanë kontrolluar, kanë pasur foto e dokumente të UÇK-së, por nuk u interesuan për to , ka thënë, Fadil Fazliu. Ndërkohë, avokati Artan Qerkini, i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu, pasi gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …