Nesër në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Për këto dhe tema të tjera ka folur profesori i njohur amerikan Daniel Server. Ai tha se pritjet nga ky takim janë të ulëta dhe se është se nuk shihet ndonjë reflektim i madh. “Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, tha Server për RTK-në. Për telefonatat që kryeministri Kurti pranon nga përfaqësues dhe emisarë ndërkombëtarë, analisti Server tha se është një dozë e madhe e trysnisë, e presionit mbi kryeministrin Kurti. “Kemi parë disa nga pasojat, tashmë, dhe do të mund të kishte akoma, por nuk mendoj se do të funksionojnë, ngase as Prishtina e as Beogradi nuk janë të gatshëm për kompromis”, deklaroi Serwer. Sipas tij, Beogradi është duke gëzuar mbështetje të madhe nga Amerika dhe BE pa pasoja, sidomos për sulmin ndaj trupave të NATO-s, apo për kidnapimin e zyrtarëve policorë. Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën dhe në mënyrë të qartë thekson se është i interesuar për ta mbajtur veriun, për të pushtuar atë dhe unë mendoj se ka mundësi ta bëjë, deklaroi ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …