Shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore nga tash e tutje do të ketë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi. Në këtë platformë online, ata mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit. Lidhur me këtë nismë, ka folur kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi. Ai ka treguar se qëllimi i hapjes së kësaj platforme është që të sistematizohet dhe sensibilizohet puna rreth çështjes së pasivizimit në Serbi. Nëpërmjet krijimit të kësaj hapësire digjitale që i kushtohet enkas çështjes së pasivizimit, qytetarët do të munden tashmë të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit. Këtë e kemi konsideruar të rëndësishme duke pasur parasysh se në njërën anë kishte shumë paqartësi në mesin e qytetarëve se çfarë nënkupton pasivizimi, sikurse në procedurë paraprake, ashtu edhe pas vendimit të pasivizimit”, ka thënë Belgzim Kamberi. (Telegraf)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …