Fenomeni i dhunës në shkolla është një dukuri e shëmtuar

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë për trajtimin jo të mirë të fëmijëve në kopshte ka marrë ankesa nga ana e prindërve, për çka ka dhënë edhe vërejtje me shkrim apo me gojë për edukatoret e papërgjegjshme, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë se vërejtja ndaj këtyre punëtoreve arsimore është pritur me çudi, pasi sipas saj, edukatoret nuk ishin mësuar asnjëherë të marrin vërejtje për punë e tyre. Ndërkaq ministri Bajrami ka thënë se “Fenomeni i dhunës në shkolla është një dukuri e shëmtuar, sado që është e izoluar ajo është brengosëse, brengosëse dhe është një problem që MASHT e ka marrë me shumë shqetësim, nuk është vetëm një problem arsimor por edhe social, edhe psikologjik edhe i mentalitetit tonë dhe ne kemi qenë shumë të dëshpëruar me disa storie të dhunës, sidomos nga ana e mësimdhënësve. Ne do të marrim masa të vendosura përmes inspektoratit, jo vetë m masa ad-hoc nga rasti në rast, prej denoncimit në denoncim. Dhuna në institucionet e arsimit para-universitar në Kosovë, mbetet dukuri shqetësuese edhe pse rastet e tilla janë raste të izoluara.

 

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …