leoni

Vendimmarrja e  gruas sfidë në proceset e dy niveleve

Në Malishevë, mbajt tryeza me temën ”Sfidat në proceset e dy niveleve të vendimmarrjes së gruas sot”, e cila u organizua në bashkëpunim mes Rrjetit Qeliza- OJQ e Grave Qeliza në Gjakovë dhe Zyrës  për Barazi Gjinore – Sektori në Malishevë e udhëhequr nga, Vera Bytyçi. Edona Sina, referuesja e projektit ”Femme Froward”, njoftoj panelistët në tryezë me objektivat që do të diskutohen dhe ato ishin: Çka janë proceset vendimmarrëse? Cila është pozita aktuale e grave në këto procese? Rrugëtimi, Sfidat dhe eksperiencat e grave në vendimmarrje dhe Zbrazëtitë ligjore? I tërë debati zgjoi interes të pjesëmarrësit e tryezës, ku edhe  u vlerësua se indeksi i pjesëmarrësjes së grave në vendimmarrje, ka shënuar një rritje si brenda nivelit të familjes, po ashtu edhe në nivelin institucional lokal e qendror, pozita e gruas në këtë rrugëtim paraqet sfidë edhe në legjislacioni aktual, prandaj si rekomandim doli që  të vazhdohet me amandamentimet e rritjes së vendimmarrjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë e me theks të veçantë barazia dhe e drejta e pronësisë për të dy bashkëshortët.

May be a doodle of poster and text that says 'Rrjeti RRJETI OJQ-ve TẺ GRAVE QELIZA Gjakovë eliza NGO WOMENS NETWORK QELIZA Gjakova'

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …