Ish-i burgosuri politik, deputeti e ambasadori, Nait Hasani, dy ditë më parë ishte ndalura në Fushë-Kosovë dhe ishte shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it, për tri orë, në bazën e tyre në Fushë-Kosovë. Shoqërimi i tij ka të bëjë me kontrollin dhe konfiskimin e telefonit me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Këto informacione janë konfirmuar nga vetë, Nait Hasani, i cili ka pohuar se policia e EULEX-it e ka ndaluar dhe për tri orë rresht dhe është mbajtur në bazën e tyre, në Fushë-Kosovë. Nait Hasani ka deklaruar me këtë rast se me urdhër të Gjykatës iu konfiskuar telefoni personal, ashtu sikur ndodhi dje edhe me Komandantin e Zonës Operative të Llapit gjatë luftës, Rrustem Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …