Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka marrë vendim për të paditur në mënyrë kolektive kolegjin e gjykatësve të Gjykatës Kushtuese të Republikës se Kosovës. Në njoftimin e saj thuhet: Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, në mbështetje të Kushtetutës se Republikës së Kosovës do të përgatitë padi kolektive kundër gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës: Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani, të cilat me pëlqimin e dhënë me Vendimin Nr.964-16 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, kanë shkelur rendë Kushtetutën e Republikës se Kosovës, aktin me të lartë juridik të shtetit tonë dhe parimet themelore të Pakos se Presidentit Athisari.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …