leoni

Shqiptarët në qytetin e Rozhajës në Mal të Zi do të mësojë gjuhën shqipe në një shkollë ku mësimi do të jetë vetëm në gjuhën e tyre

Shqiptarët në qytetin e Rozhajës në Mal të Zi do të mësojë gjuhën shqipe në një shkollë ku mësimi do të jetë vetëm në gjuhën e tyre

Shqiptarët në qytetin e Rozhajës, në Mal të Zi do të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe në një shkollë ku mësimi do të jetë vetëm në gjuhën e tyre, Kryeministri aktual, Dritan Abazoviç ka marrë pjesë  në përurimin e shkollës dhe ka evidentuar faktin se aty do mësohet shqip. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, shkruan Abazoviç, ndërsa thekson se në këtë shkollë mësojnë 23 nxënës. Banorët e vjetër të Tregovishtës (Rozhajës, Rrozajt) ishin Dardanë, ndërsa në vitin 1385, sipas defterëve turke Rozhaja i takonte Sanxhakut të Shkodrës, e që ishte pronë e Ilaz Begut të Kraishtës. Në vitin 1700, popullsia e Rozhajës ishte kryesisht e fisit Kelmend, Hot, Shkrel dhe Vukël. Vite të vështira për popullin shqiptar të kësaj treve ishin ato të viteve 1918-19. Ushtria serbe e ndihmuar nga ajo franceze e dëboi ushtrinë e koalicionit Austro-Hungarez dhe e vendosën Tregovishtën (Rozhajën) nën sundimin e Jugosllavisë, ku populli shqiptar përjetoi padrejtësi e terror. Gjatë këtij pushtimi u hapën dhunshëm disa shkolla në gjuhën serbe. Në vitin 1919-1920, në Rozhajë u hap shkolla fillore dhe u mbyllën shkollat shqipe. Në vitet 1941-1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ministria e Arsimit e Qeverisë shqiptare-italiane hapi disa shkolla në rajonin e Sanxhakut, i cili iu kishte bashkuar Shqipërisë Etnike, pasi kishte qenë pjesë e pandarë e Vilajetit të Kosovës, në kohën e Perandorisë Osmane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …