Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur edhe njëherë lidhur me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që duhej të mbahen në Prizren. Duke bërë fjalë për procesin e dialogut dhe raportet e Kosovës me Serbinë, Edi Rama saktësoi se nuk është penduar që e ka ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm. Ai madje thotë se do ta bënte edhe njëqind herë të tjera nëse arsyeja do të ishte e njëjtë. Shqipëria është një anëtar serioz dhe përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës. Rama tha se nuk e shihte si të duhur kohën që Kosova e Shqipëria të hidhnin valle dyshe, në Prizren, derisa Kosova u ndëshkua nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Ai do të ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaro-madh. Edi Rama ka thënë se pavarësisht se kush është në krye të Qeverisë, Kosova duhet të zbatojë zotimet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Asociacionin. Qeveritë venë e vinë, por shtetet serioze nuk venë e vinë në zotimet e tyre ndërkombëtare, të cilat duhet t i përmbushin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …