Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas disa muajsh do të rikthehen në tavolinën e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Pritjet ndërkombëtare për progres janë të mëdha. Në një përgjigje për mediet ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se Berlini zyrtar vlerëson faktin që sot do të mbahet takim i nivelit të lartë dhe kanë shprehur mbështetjen gjermane për procesin që e ndërmjetëson Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe emisari Miroslav Lajcak. Nga Ambasada e Gjermanisë kanë potencuar se është urgjente që Kosova dhe Serbia të angazhohen dhe përkushtohen plotësisht për shtendosje dhe për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, bëri të ditur për mediet Ambasada e Gjermanisë, në Kosovë. Këtë takim që do të mbahet sot, në Bruksel, Gjermania e sheh si një mundësi të mirë për të lënë anash menaxhimin e krizave dhe për t’u rikthyer tek një proces kredibil dhe konstruktiv.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …