Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari: Dëmi që ia kemi shkaktuar rezervave shtetërore është diku rreth 300 mijë euro dhe jo aq sa po përflitet

Mbi 600 mijë euro është dëmi që Prokuroria Speciale pretendon se dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, dhe biznesmeni Ridvan Muharremi ia kanë shkaktuar buxhetit të shtetit të destinuara për rezerva shtetërore. Mirëpo, një gjë të tillë e demantoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se dëmi i shkaktuar është diku rreth 300 mijë euro e që, sipas saj, tashmë veç kanë filluar proceset gjyqësore.  Kjo shumë nuk i bën përshtypje kësaj zonje, pasi nuk është aq e madhe. Zonja Hajdari tha me këtë rast se Prokuroria  e cila e ka zbuluar dhe po e heton  rastin e paska dëmtuar dhe kompromentuar sigurinë shtetërore. Unë si ministre, pres që organet e hetimit të kenë vëmendje që krahas punës hetimore të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për aq kohë sa bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës së Kosovës. Unë i lutem Prokurorisë që t’i referohen ligjit për informacione të klasifikuara dhe Ligjit për Rezervën Shtetërore. Nuk qëndron ajo shifër prej 600 mijë euro, është komplet e pasaktë. Unë befasohem se si e ka kalkuluar atë shifër. Dëmi i shkaktuar del të jetë në 300 mijë euro. Ndërkohë për këto 300 mijë euro ka procese gjyqësore”, deklaroi zonja  Hajdari, duke mos shprehur kqeradhje as kurrëfarë përgjegjësie, sikur rasti të mos kishte ndodhur fare.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …