Pas bastisjeve në shtëpinë e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë, ndalimin dhe konfiskimin e telefononit të ish Komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, konfiskimin e telefonit të veprimtarit, Nait Hasani, ditë më partë në Fushë Kosovë, sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t kanë bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave, në Prishtinë. Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur vendimin për ankesën e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë, në Gjykatën Speciale, në Hagë. Ndërkohë është bërë e ditur se Policia e EULEX-it, me urdhër të Gjykatës Speciale ia ka konfiskuar telefonin, Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, pasi ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”, ka deklaruar avokati, Betim Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …