Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Qeveria Kurti, pas afër tri vjet në pushtet, nuk ka arritur që të shënojë asnjë moment suksesi e progresi në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi afër tri vjet në pushtet nuk ka arritur që të shënojë asnjë moment suksesi e progresi në vend.  Në këto tri vite produkt i qeverisjes Kurti kanë qenë keqpërdorimet e korrupsioni në KEK, me kontrata njëburimore, të nënshkruara nga zyrtari i lartë i Lëvizjes  Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, arrin vlerën e hiç më pak se rreth 75 milionë euro. Nuk kishte si të përfundonte ndryshe veç se ky zotëri të përfundojë në Dubravë aty ku është sot”. Produkt i qeverisjes ka qenë ambasadori Martin Berishaj, “shpëlarës i parave të pista të mafias energjetike serbe, të cilat përfunduan në Kosovë e në Mal të Zi, e i cili për hiç më pak se 2 milionë euro tërhoqi para kesh në sy të institucioneve të Kosovës i papenguar e edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë imunitet e përkrahje si nga kryeministri Kurti ashtu edhe nga presidentja Osmani, Produkt i qeverisjes Kurti për tri vite është edhe Faruk Mujku, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje i arrestuar për korrupsion, të cilit i janë gjendur para kesh rreth 60 mijë euro në shtëpi dhe i njëjti kishte deklaruar vetëm 500 euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Është vjedhja e rezervave shtetërore përmes mikut tuaj Ridvan Muharremi. Vidhet në vaj, në grurë, në sheqer. Lidhjet me Radojçiqin. Ikja masive e të rinjve tanë, kjo është arsyeja pse Qeveria Kurti nuk guxon të nisë regjistrimin e popullsisë. Produkt i qeverisjes tuaj është Besnik Mujeci, një narkotrafikant që u kap me drogë me vlerë 500 mijë e që nuk po lejoni që t’i bastisen pronat. Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është produkt i kësaj qeverie, tha mes tjerash, Abelard Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …