Në operacionin e madh të Policisë së Shtetit, në Shqipëri, janë vënë në pranga 233 shpërndarësve të drogës

Në operacionin e madh të Policisë së Shtetit, në Shqipëri, janë vënë në pranga 233 shpërndarës të drogës

Si rezultat i Mega operacionit të Policisë së Shtetit, në Shqipëri,  janë vënë në pranga gjatë gjithë natës së mbrëmshme, 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave, teksa 82 të tjerë janë shpallur në kërkim.  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar  me këtë rast se 233 veta  janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohen se shpërndanin drogë te nxënësit e shkollave. “Super-operacioni i Policisë së Shtetit u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave. Pas një hetimi të hollësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri, ka thënë Rama, duke e vlerësuar lartë punën e policisë shqiptare. Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, ka thënë kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …