Sot në Bruksel ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të lartë, për Politkë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Paraprakisht u mbajt takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak. Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt, të këtij viti. Ditë më parë Bashkimi Evropian kishte publikuar agjendën e takimeve të sotme në Bruksel, por takimi edhe kësaj radhe ka përfunduar pa sukses.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …