Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit, në Bruksel, ka theksuar se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së. Ai ka shprehur keqardhje që kushtëzimi i Serbisë është kthyer në qëndrim të emisarëve të BE-së, pasi tashmë e paska marrë vesh se kushtëzim i Serbisë qenka bërë qëndrim i të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Unë e mora vesh pse që 6 muaj nuk ec puna me zbatimin e marrëveshjes, sepse Serbia ka vënë si kushtëzim formimin e Asociacionit. Ky kushtëzim i Serbisë është shndërruar në qëndrim të Lajçakut dhe për të ecur përpara kjo duhet të tejkalohet. Lajçak e ka bërë këtë në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues. Shpreh gatishmërinë time të plotë që secilin nen të Marrëveshjes Bazike, secilën fjali të preambulës dhe secilën pikë të aneksit të Ohrit, jam i interesuar ta zbatojmë një orë e më parë pa asnjë kusht, tha kryeministri Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit
Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …