Pas bastisjeve në shtëpinë e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë, ndalimin dhe konfiskimin e telefononit të ish Komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, konfiskimin e telefonit të veprimtarit, Nait Hasani, ditë më partë në Fushë Kosovë, dje qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t kanë bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave, në Prishtinë. Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur vendimin për ankesën e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë, në Gjykatën Speciale, në Hagë. Ndërkohë është bërë e ditur se Policia e EULEX-it, me urdhër të Gjykatës Speciale ia ka konfiskuar telefonin, Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, pasi sipas tyre ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”, ka deklaruar avokati, Betim Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …