Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i zhgënjyer me mungesën e komunikimit të kryeministrit Kurti me kryetarët e partive opozitare rreth procesit të dialogut me Serbinë. Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin për dialogun Kosovë – Serbi, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se partitë nuk mund të komunikojnë më te. Ndryshe ka qenë e kohen e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të Hashim Thaçit. Mund t’i përmend disa mësime që i kam mësuar vetë, por gjatë kohëve të vështira, kur ka qenë presidenti Rugova ose Thaçi ka pasur një mënyrë komunikimi, dhe tani jemi të shqetësuar që nuk po mund të komunikojmë ose kontribuojmë në dialog. Ky është shqetësimi ynë që nuk po mund të komunikojmë, nuk e kemi një tryezë ose grup për këtë temë”, ka thënë Haradinaj për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …