U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në Deçan  

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Në mbledhje morën pjesë, anëtaret e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë nga komuna. Mbledhja u kryesua nga z. Shkelzen Berisha. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raporti nga ZLK- ja;

  3. Raporti nga Drejtoresha për Buxhet dhe Financa;

  4. Të ndryshme.

Sa i përket raportit të ZLK- së Shaban Pejçinovic, raportoj për punët e zyrës. Ai tha se zyra që udhëheq ai gjate këtij muaji ka pas një të riatdhesuar. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa raportoj për të  gjitha kërkesat e nevojshme qe ju kanë drejtuar Komuniteti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …