leoni

Pensionohen profesorët  Isuf Mazreku dhe Ismet Morina

Sot, në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, janë pensionuar profesorët, Isuf Mazreku dhe Ismet Morina, të cilët tërë jetën e tyre ja kanë kushtuar arsimit dhe edukimit, tani e më shumë se dyzet vite. Me këtë rast, nën organizmin e gjimnazit, është mbajtur edh enjë aktivitet, ku janë uruar profesorët Mazreku e Morina, si dhe u janë ndarë mirënjohje për punën e tyre. Në këtë ceremoni të pensionimit, mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi. “Ju jeni profesorët e parë të diplomuar në fushën e artit dhe kulturës në komunën tonë dhe të gjithë ne që jemi sot këtu, jemi nxënësit e juaj dhe rrjedhimisht ju jeni meritor për të gjitha të arriturat tona. Ne ju jemi mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë në arsimimin dhe edukimin e brezave të tërë, duke mos u ndalur as në kohët më të vështira. Ju uroj ditëlindjet dhe pensionimin, juve profesorë të nderuar dhe ju dëshirojmë shëndet dhe pleqëri të mbarë, por njëkohësisht ju ftojmë që të jepni kontributin tuaj edhe në të ardhmen, sepse ne kemi nevojë për përvojën tuaj”, ka thënë mes tjerash në fjalën e saj, drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi. Për kontributin e dy profesorëve, Morina e Mazreku, ka folur edhe drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, i cili e ka vlerësuar lartë për kontributin e dhënë për më shumë se katër dekada. Ndërsa në emër të profesorëve të këtij gjimnazi, profesoresha Filloreta Bytyçi, i ka uruar të dy profesorët dhe ka folur për kontributin e tyre. Po ashtu në emër të Sindikatës së Arsimit në Malishevë, të dy profesorët i ka uruar, i pari i kësaj sindikate, Skënder Gashi.

May be art of 17 people, people standing and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …