Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se dështimi i takimit të fundit në Bruksel, mes palëve në bisedime është një mësim i hidhur për Bashkimin Evropian. Është fakt se mungesa e vullnetit politik nga Kosova dhe Serbia ka shkaktuar dëme të mëdha në besueshmërinë e BE-së si organizatë që zgjidh konflikte. Dështimi i takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq është një mësim i hidhur për BE-në. Hacker ka thënë se koha deri kur do të takohet Komuniteti Politik Evropian në Grandë më 5 tetor, duhet të shfrytëzohet për të bërë që Kosova dhe Serbia të dorëzohen. Komuniteti Politik Evropian është propozuar nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron më 9 maj të vitit 2022. Ky Komitet për herë të parë ishte mbledhur më 6 tetor të vitit 2022. Takimi i radhës do të mbahet në Granadë të Spanjës më 5 tetor 2023.