Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur publikimit të fundit nga ana e Bashkimit Europian se ka pasur një propozim në tavolinën negociuese në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel. Ai këmbëngul që as BE si lehtësuese e as Serbia si palë nuk paraqitën asgjë përveç se “akomoduan kërkesën e Serbisë” për t’u fokusuar në themelimin e Asociacionit. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi. Në reagim të deklaratës së kryeministrit Kurti dje, nga Bashkimi Europian është thënë se s’ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar në tavolinë, por edhe Brukseli zyrtar. Ndërkohë, sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Europian. Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës dhe krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe as kërkesën që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …