Kryetari Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë qëndrimit në Uashington, ka ngritur edhe një herë çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në tri komunat e Kosovës Lindore nga ana e shtetit serb. Ai tha se deri tash Serbia ka pasivizuar mbi 10 mijë adresa. Gjatë takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar kam kërkuar që të ndalet ky veprim i Qeverisë serbe. Pikë së pari është e dyta herë që jam në Amerikë, edhe të parën herë kur kam qenë në vitin 2020 pak para pandemisë. Departamenti i Shtetit asokohe nuk ka qenë aq i informuar lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Nga ai moment e tutje, këto tri vite ka lëvizur shumëçka në lidhje me pasivizimin në aspektin e përgatitjes të njohjes së fenomenit, i cili nënkupton që shqiptarët e këtyre trevave në mënyrë selektive, pasivizohen, të suspendohen nga adresa e tyre që i kanë pasur gjithmonë, por kjo nuk ndodh me serbët që janë larguar nga vendet e tyre. Pasivizimi është një çështje që unë i kërkova të stopohet, të bëhet një moratorium i këtij fenomeni në Serbi ndaj shqiptarëve dhe tash presim se çfarë do të ndodhë, ka saktësuar, Shqiprim Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …