leoni

Prodhimet nga Serbia po zëvendësohen me mallra nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bashkimi Evropian

Prodhimet nga Serbia po zëvendësohen me mallra  nga Shqipëria, Maqedonia  dhe  Bashkimi Evropian. Masa e sigurisë e vendosur tre muaj më parë nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka ndikuar që të rritet importi në vendin tonë nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 74 milionë euro, ose 14 % të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 16.4%. Sipas këtij raporti vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%). Megjithatë, ekspert të ekonomisë kërkojnë që masa ndaj produkteve të Serbisë të analizohet nga Qeveria, pasi që sipas tyre, kjo është në dëm të vendit. Ndonëse sipas komuniteti të biznesit në Kosovë, disa shtete ndërkombëtare,  si  Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia që operojnë edhe në Serbi dhe kanë  për destinim eksportin në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, thotë për KosovaPress se nga statistikat shihet se ka një ngritje të importeve të mallrave sidomos nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …