Opozita në Kuvendin e Kosovës nuk i ka numrat e nevojshëm për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Ai tha gjithë viti karakterizohet me vështirësi të theksuar të kalimit të ligjeve apo mbajtjes së seancave në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Ne jemi në një situatë kur duhet të flasim dhe të jemi të sinqertë për qytetarët e Kosovës dhe me veten tonë. E vërteta është që nuk kemi numra për ta rrëzuar Qeverinë. Poashtu është e vërtetë që Qeveria nuk i ka numrat me qeverisë. Pra jemi në një situatë bllokade ku qeveria për të kaluar ligje, i duhet një mobilizim i jashtëzakonshëm disajavor që t’i detyrojë deputetët dhe mezi i mbërrin 61 deputetë që të mund t’i kalojë disa ligje dhe pastaj për muaj të tërë nuk kalon asgjë. Pothuajse krejt viti 2023 karakterizohet me këtë situatë ku ka një vështirësi të theksuar të kalimit të ligjeve apo mbajtjes së seancave në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …