Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 ka qenë e mirë. Ai ka shkruar se kur ishte në opozitë, Vetëvendosja e konsideronte si tradhti kombëtare edhe asociacionin me njohje formale. Tani kur ata janë pushtet asociacioni i vitit 2013 pa njohje formale po ju duket mjaft i mirë. Tashmë përfundimisht është e qartë që qeveritarët e Kosovës hallin nuk e kanë të mbrojnë vendin nga tradhtitë e qeverive të mëparshme, por vetëm mbrojtjen e pushtetit të tyre, ka shkruar sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …