Deputetja Ariana Musliu – Shoshi ka shkruar se VV-së i duhet kohë për ta kuptuar se marrëveshjet e Thaçit ishin të mira

Duke komentuar vlerësimin e fundit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, deputetja, Ariana Musliu – Shoshi ka shkruar se VV-së i duhet kohë për ta kuptuar se marrëveshjet e Thaçit ishin të mira. Ajo ka shkruar se tani Vetëvendosjes të gjitha marrëveshjet e Thaçit kanë me iu dalë të mira. ““Deal-at “ apo në shqip “marrëveshjet” e THAÇIT kanë me ju dalë të mira, siç po thotë Glauku, veç iu duhet kohë me i kuptu. Siç po duket, për Kosovën do të bëhet vonë. Fatkeqësisht!”, ka shkruar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …