Inflacioni që po përballet me qytetarët e Kosovës tash e një kohë të gjatë ka rënduar në masë të madhe mirëqenien e tyre.
Rritja e çmimeve për shportë të konsumit bazik (rritja e kostos së jetesë).Kërkesat e vazhdueshume për rritje të energjisë shfërfaqin edhe njëherë mungesën e një orientimi strategjik të Kosovës lidhur me sigurimin e energjisë dhe lëndëve tjera alternative për ngrohje është shqetësuese. Rritja e çmimeve të produktet bujqësore perimeve (specit, lakrës e produkteve tjera) është një barrë shtesë për qytetarët, sepse kemi një rritje për 50% si mesatare, poashtu ketu hyn paaftësia për mossigurimin e librave dhe sezonën e fillimit të sigurimit të druve, më të vertet është një situatë e rëndë për ekonomitë familjare.
Kjo rritje e çmimeve të afekton pothuajse pjesën më të madhe të sektorëve ekonomik duke ndikuar në rritjën e çmimit të kostos dhe normalisht kjo dërgon edhe në rritjën e çmimit të produkteve dhe shërbimeve që prapë së prapë qytetarët po e paguajn këtë çmim edhe në aspektin indirekt.
Mosveprimi me kohë nga ana e institucioneve për të ndërmarr veprime strategjike lidhur me këtë fushë të rëndësishme siç është enërgjia që do të ngulfatë në masë të madhe jetën socio-ekonomike të qytetarëve dhe do ta varfëroj çdo ditë e më tepër xhepin e qytetarëve në të gjitha dimensionet.