Më 18 shtator 2023 në Shqipëri, Instituti i Statistikave pritet të nisë Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave,
një proces që do të zgjasë për gjashtë javë!
Shpresoj se në këtë regjistrim shqiptarët
nga të katër anët e Atdheut, do të përgjigjen fuqishëm ,dhe të deklarojnë me krenari kombësinë shqiptare !
Të diskutohen këto tema në vitin 2023,
në parim duket një absurd, por fqinjët tanë janë hedhur fuqishëm në aksion ,
për të manipuluar realitetin,
përmes benifiteve të ndryshme !
Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë bijve të Shqiponjës, në veçanti në jugë të Shqipërisë, anembanë Toskërisë, në Labëri, Dangëlli e Çamëri , që të deklarojnë fuqishëm identitetin kombëtar, dhe të sigurohen që ato të dhëna ,do të regjistrohen saktë në pajisjet elektronike, të Entit të Statistikave!
Të ruajmë dinjitetitin tonë kombëtar,
ashtu siç kanë bërë të parët tanë brez pas brezi në këto troje të lashta Arbërore !
Mos të harrojmë qëllimet e fqinjëve tanë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë
dhe popullin shqiptar!
Me respekt: Genc Sefa-Lushnja.
Luftëtar i Atdheut përjetësisht.