Ferat Shala: Dr. Hafir Shala kthehet për të mos u larguar asnjëherë nga aty ku 23 vite më parë ju ndërpre kontributi i tij në shërbim të popullit

PSRK ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, S.F. që ka të bëjë me zhdukjen e mjekut e veprimtarit, Hafir Shala, në vitin 1998

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore,  në Prishtinë, ka ngritur  aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet S.F. Rasti ka të bëjë me zhdukjen e mjekut Hafir Shala nga Krajkova e Drenasit. Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri S.F., në cilësinë e personit zyrtar, si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku edhe me dy zyrtarë tjerë të këtij shërbimi, deri më tani të panjohur për organet e ndjekjes, më datë 10.04.1998, derisa Hafir Shala mjek me profesion, po udhëtonte me veturë private nga Drenasi për në Prishtinë së bashku edhe me dy persona të tjerë, me inicialet H.S. dhe Sh.H., me të arritur në udhëkryqin e Sllatinës, afër aeroportit të Prishtinës, të njëjtët janë ndaluar nga pjesëtarë të uniformuar të Policisë Serbe dhe Sigurimit Shtetëror të Serbisë, në mesin e të cilëve ishte edhe i pandehuri S.F. Pasi ishin ndaluar, fillimisht ishin legjitimuar nga ana e policisë, pastaj H.Sh. ishte marrë nga i pandehuri S.F. dhe dy të dyshuarit tjerë – të tre të veshur me rroba civile, i njëjti ishte futur në veturën të cilën e drejtonte i pandehuri S.F. dhe ishte dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku fillimisht u ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë. Prokuroria tutje ka njoftuar se me këto veprime i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile’’, nga Neni 142, lidhur me Nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …