Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend akuzohen për miratim të ligjeve, që janë në kundërshtim me Kushtetutën

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Qeveria është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës. Po kështu në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Mirëpo Vetëvendosja e akuzon  opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar reformat që po i ndërmerr qeveria. Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, përmend rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për zyrtarët publikë, të cilët sipas tij, dëshmojnë padijeninë dhe dëmin e vazhdueshëm që qeveria po i bënë Kosovës. Edhe Ligji për tatimin në pronë është antikushtetues dhe si i tillë do të rrëzohet nga ky institucion.  Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë duke u shqyrtuar Ligji për paga në sektorin publik, Ligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Ligji për pagën minimale dhe Ligji për tatimin në pronë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …