Kurti godet Lajçakun, të cilin para tri viteve e kishte marrë në mbrojtje nga kritikat që ia kishte bërë, ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi

Qysh në  vitin  2020, ish-kryetari i Kosovës, Hashim  Thaçi kishte refuzuar ta takonte, në Prishtinë, ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav  Lajçak, pasi mendonte me të drejtë se nuk ishte  koha më që të hapen çështjet teknike, që dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Në të kundërtën çdo qasje tjetër është dështim i plotë i tij në Kosovë dhe  i vetë BE-së. Lajçak duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane, dhe se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizim të vizave e jo për fjalime të kota, të thata dhe shterpe, kishte deklaruar Thaçi më 15 qershor 2020. Asokohe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke kundërshtuar çdo deklaratë të Thaçit dhe duke i kërkuar që sa më parë të shkonte, në Hagë, kishte marrë në mbrojtje pikërisht këtë Lajçakun, me të cilin aq shumë është nervozuar. Kurti kishte thënë: “Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borrelli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë, deklaronte Albin  Kurti i atëhershëm, kameleoni i sotëm, kryeministër i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …