Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaratën e djeshme të Albin Kurtit drejtuar opozitës, e ka quajtur kërcënuese dhe mendon se pikërisht për këtë ai duhet të shkarkohet nga posti. Kjo është gjuhë e pushteteve autoritare, ai mund edhe të na vrasë, kjo s’do të thotë asgjë për demokraci, pasi fakti i numrave është fakt për me të dhënë fuqi, jo drejtësi. Numra kanë pasur edhe Hitleri, Millosheviqi e të tjerë. Kjo gjuhë, është kërcënuese, sepse Albini nuk mund e zhdukë opozitën. Nuk vendos kryeministri për të na zhdukur as për të na rritur. Realisht Kurti flet për dëshirën e tij, ka nënvizuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …