Me një ceremoni solemne të organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është inauguruar fluturimi i parë Prishtinë – Londër, me Adria Airways.
Kompania ajrore sllovene Adria Airways, do të lidhë ANP “Adem Jashari” me Aeroportin Luton në Londër, me dy fluturime të rregullta në javë: të enjteve dhe të dieleve.
Programet nxitëse te viteve te fundit si dhe programi i ri nga Limak Kosova International Airport i cili ofron zbritje të tarifave të aeroportit deri ne 30%, ka shtuar interesimin për zhvillim të shërbimeve të reja ajrore nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Duke filluar nga data 19 Qershor 2016, fluturimet me nisje nga Prishtina në orën lokale 18.20h dhe nisja nga Londra për në Prishtinë në orën lokale 21.30h do të operohen me aeroplan Airbus 319 që kanë një kapacitet prej 144 ulësesh.
Gjatë sezonës verore të këtij viti do të realizohen 4 fluturime javore për në kryeqytetin britanik: Germania do të ketë 2 fluturime në javë në aeroportin London Gatwick (e martë – e premtë) dhe Adria Airways 2 fluturime në aeroportin London Luton (e enjtë – e dielë).