Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se veriu i Kosovës rrezikon të vendoset në një administrim ushtarak dhe civil për shkak të sjelljes së qeverisë Kurti. Ai tha se qeveria e ka humbur legjitimitetin, pasi kjo dëshmohet edhe me shtimin e forcave të KFOR-it. Qeveria që po sillet në këtë formë, tregon qartë se nuk ka asnjë plan se si të dilet nga kjo situatë. Nuk kemi agjendë në mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, nuk kemi plan detaj për përfundimin e bojkotit të serbëve në këto komuna, nuk kemi mënyrë se si të menaxhojmë situatat eventuale në rrethanat e përkeqësimit, dhe në anën tjetër kemi rritjen e KFOR-it. Kanë marrë autorizime të reja pa pyetur askënd dhe krahas ushtrimit të detyrave në siguri, zëvendësojnë edhe rolin e policisë speciale në rrethana që mund të përkeqësohen. Praktikisht as zoti Kurti dhe ministrat e tij nuk mund të shkojnë në asnjë komunë në veri pa lejen e KFOR-it, tha mes tjerash, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …