Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale refuzoi raportin e fundit me 9 kërkesa për statusin e viktimave, në çështjen e krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale refuzoi raportin e fundit me 9 kërkesa për statusin e viktimave, në çështjen e krerëve të UÇK-së. Gjykatësit kanë refuzuar të merrnin në konsideratë besueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt të këtij viti. Sipas trupit gjykues, nuk është treguar asnjë arsye e pranueshme për t’i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9. Këtë vendim trupi gjykues e ka marrë derisa ka bërë të ditur se zyra për pjesëmarrjen e viktimave mund të dorëzojë  sërish raportin me informacione shtesë. Në këtë proces gjyqësor deri tani janë pranuar 141 persona, të cilët për vetët e tyre  pretendojnë se janë viktima. Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Katër krerët e luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …