Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Nju Jork kryeson Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në OKB. Debatin e hapur, kryeministri Rama do e drejtojë në krah të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres, dhe kryetarit amerikan, Xho Bajden. Gjatë ditës, Edi Rama do të takohet dhe me kryetarin e Ukrainës, Vladimir Zelenski, me të cilin pritet të nënshkruajë dhe një deklaratë. Kryeministri i Shqipërisë, publikoi një videomesazh nga Nju Jorku, ku bëri me dije se Shqipëria do të vërë theksin te nevoja për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë. Të pranishëm në javën e nivelit të lartë të sesionit të 78-të të OKB, ishin edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka mbajtur dhe një fjalë në takimin e nivelit të lartë, ku theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti. Kryetari, Begaj, ka zhvilluar një sërë takimet me personalitete të larta të shteteve apo qeverive në botë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …