Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë akuzoi të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se është pozicionua kundër Kosovës, në takimin që u zhvillua më 14 shtator. Për akuzat që Kurti hodhi në drejtim të emisarit Lajçak, janë deklaruar edhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i quajti të pabaza deklaratat e Kurtit. BE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të angazhuar në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë shumë të qartë në mënyrë të përsëritur se ku e shohin problemin kryesor për mungesën e progresit në dialog, dhe definitivisht nuk është Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell ose emisari Lajçak. Stano ka theksuar se shtetet anëtare të BE-së, 27 prej tyre, e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se mbështesin plotësisht Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …