Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Xhefri Hovenier, ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar ka besim të plotë në Bashkimin Evropian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi besim të plotë të emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak, si zbatues objektiv i kësaj politike. Kjo deklaratë e z. Hovenier u publikua si përgjigje, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi akuza ndaj Lajçakut, që e cilësoi si ndërmjetësues të njëanshëm. Sipas tij kishte pasur një koordinim mes Vuçiqit dhe Lajçakut për krijimin e një skenari alternativ, ku vetëm gjysma e marrëveshjes të zbatohej. Hovenier ka deklaruar me këtë rast se është e rëndësishme që të gjithë aktorët në këtë operacion, në këtë proces, të pranojnë procesin, në të cilin janë dhe të luajnë poker me letrat që u kanë rënë. Dhe të kenë në mendje këtë vizion, puna për normalizimin e raporteve, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Aneksit, nga të dyja palët, gjë që është pritja jonë, është rruga përpara. Kjo e sjell Kosovën më afër vizionit që ne ndajmë për integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike”, ka saktësuar ambasadori amerikan, në Kosovë, Xhefri Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …