Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurtit, të tregohet më i kujdesshëm në raport me deklaratat e tij ndaj ndërkombëtarëve, pasi çështja e dialogut nuk është arenë e gazit lotsjellës. Isa Mustafa për gazetën Blic, u shpreh se në këtë rast akuzat e kryeministrit të Kosovës marrin përmasa të mospajtimit me aleatët e jo me një personalitet. Deklaratat e z Kurti, para së gjithash janë të pamatura. Janë edhe të pabazuara, sepse është shumë e qartë se z. Lajçak prezanton qëndrimet në vijë me z. Borell, vendet e BE-së dhe Amerikës. Nëse të gjithë ata ia mbajnë anën Serbisë, e që mendoj se nuk ia mbajnë, atëherë vaj halli për Kosovën, tha mes tjerash, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …