Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se çështja e blerësit të votave, Fredi Beleri, duhet t’ i lihet në dorë drejtësisë

Gjatë një interviste në ABC News, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj është pyetur dhe për çështjen Beleri. Ai është përgjigjur se ky problem do të mbetet në dorë drejtësisë. Ndërsa, sa i përket ministrit të ri të Jashtëm, Igli Hasani, i cili është diplomat karriere dhe jashtë politikës aktive, ai u shpreh se ky element nuk ka rëndësi, por me rëndësi është serioziteti dhe përgjegjëshmëria për kryerjen e detyrës. “Për sa kohë që çështja është në dorë të drejtësisë, ne duhet ta lëmë që të flasë drejtësia. Të gjithë deputetët e parlamentit, kanë votuar për një reformë në drejtësi që po i jep frytet e veta. Natyrisht edhe për këtë çështje, si për cdo qytetar tjetër të Republikës së Shqipërisë duhet të flasë drejtësia dhe pastaj të tjerët, ka deklaruar Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova, paraprakisht duhet të përparojë në dialog, për t’u anëtarësuar më pas në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të …