leoni

Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kërkon përqasje të re në dialogun Kosovë – Serbi

Emisari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar përqasje të re në dialogun Kosovë – Serbi, duke e kritikuar kryeministrin Albin Kurti. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës i dha mbështetje edhe deklaratës së Bashkimit Evropian ku Kosovës i kërkohet angazhim i menjëhershëm për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Nëse do të më duhej të thosha diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”, sikur Albin Kurti. E kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, tha  me tjerash Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj; Qeveria-Kurti, ishte përfshirë në tregtinë e energjisë së Serbisë, me sekserët, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

Kryetari i AAK-së, dhe kandidati më legjitim dhe më serioz  për kryeministër të qeverisë së …