Kryetari Latifi ka pritur në zyrën e tij në një vizitë miqësore ish Komandantin e Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të ZOP të UÇK, z. Skender Hoxha

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka pritur në zyrën e tij në një vizitë miqësore ish Komandantin e Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të ZOP të UÇK, z. Skender Hoxha, i cili ka vazhduar të kontribuojë edhe në TMK dhe në FSK, aktualisht, është kolonel dhe ushtron funksionin e zëvendëskomandantit të Komandës së Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Kosovës (GK FSK). Koloneli Hoxha ishte i shoqëruar nga bashkëluftëtari z. Irfan Berisha, Rreshter Major për Operacione në GK të FSK, nga Tetari Besnik Deliu dhe dy djemtë e tij të mirë, Flamur dhe Shqiptar Hoxha. Kryetari Latifi tha se e kaluara kërkonte angazhim, sakrificë dhe flijime për ta fituar lirinë. Nga qershori 1999, kërkohej energji dhe përkushtim për ta ndërtuar dhe mbrojtur paqen dhe sigurinë në Kosovën e lirë. Sot dhe gjithmonë kërkohen punë të përkushtuara për të ecur përpara. Dje, sot dhe nesër, liria, paqja dhe siguria janë jetike, prandaj çdoherë angazhimet për sendërtimin, mbrojtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale, sado që janë të pandalshme, nuk është mjaft, sepse historikisht dhe sot, janë detyrë mbi detyra.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe Zyra Ovale

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt diskutimi me temë “Sfidat e komuniteteve joshumicë”

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetjen …