Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rezervat shtetërore. Në favor të këtij komisioni kanë votuar 69 deputetë. 75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, për 69 deputetë, kundër një dhe 6 abstenime. Konstatoj që Kuvendi miratoi formimin e Komisionit”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka votuar kundër, ndërsa gjashtë të tjerë kanë abstenuar, ndër ta Dimal Basha, Mirsad Shkreta dhe Vendelis Lahu. Drejtues i këtij komisioni është caktuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ndërsa zëvendëskryeseuese është caktuar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku. Në këtë komision, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK-ja dhe LDK-ja nga dy, kurse AAK-ja dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues. Puna e Komisionit do të jetë lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …