Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan, nuk pajtohet me qasjen, negative, të liderëve botërorë ndaj kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin

Kryetari i Turqisë, Tajip Rexhep Erdogan, tha se  nuk pajtohet me qasjen, negative, të liderëve të tjerë botërorë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Duke folur para gazetarëve në Nju Jork pasi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Erdogani tha se Rusia nuk është një vend i cili mund të nënvlerësohet dhe e përsëriti se ka shpresa se marrëveshje e Detit të Zi për eksportimin e drithërave mund të ringjallet.  Moska u tërhoq në korrik nga marrëveshja për drithërat. “Rusia e ka një vend të qartë, qoftë në me sipërfaqen e saj, qoftë me pozicionin në botë. Sa i përket prodhimit të drithërave, Rusia është ndër vendet e pakta në botë, që prodhon] tani. Tani, nuk mund ta nënvlerësoni një vend të tillë”, shtoi ai. Turqia, një aleate e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira edhe me Moskën edhe me Kievin qëkur Rusia e pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Ajo i ka dhënë përkrahje ushtarake Ukrainës dhe e ka ngritur zërin për integritetin e saj territorial, por, në të njëjtën kohë, i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë në parim. Ankaraja është duke punuar për ta bindur Rusinë të kthehet në të ashtuquajturën “Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi”, arritjen e të cilës e ndërmjetësoi bashkë me Kombet e Bashkuara vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …