Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me rastin e ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se formësimi i tyre si ushtarak fillon sot, dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë. Maqedonci ka thënë se duhet shërbyer me vullnet dhe gatishmëri për atdheun dhe qytetarët e Kosovës. “Pesha e uniformës që mbani sot veshur është e rëndë, se të shumë rënda e të vështira ishin vitet kur Ademi e Hamza, Zahiri e Luani, Agim Ramadani dhe mijëra dëshmorë të tjerë sfidonin vdekjen duke përqafur luftën për jetë dhe liri”. “Formësimi i juaj si ushtarak fillon këtu, dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë, siç nuk duhet të përfundojë vullneti dhe gatishmëria e juaj për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve të vendin tonë”, ka thënë ministri, Ejup Maqedonci. Treqind e dy ushtarë të rinj sot kanë dhënë betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …