Alessandro Biancardi: Sanksionet e vendosura për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të shtendos situatën, sipas kërkesave të BE-së

Zëvendësshefi  i seksionit për bashkëpunim të BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të shtendos situatën në përputhje me rekomandimin e BE-së. Ai në konferencën e Ministrisë së Ekonomisë, me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian. “Stabiliteti politik është kyç për të siguruar prosperitetin e Kosovës. Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve që të fokusohemi në de-përshkallëzimin e tensionit në veri. Në këtë kontekst, BE-ja ka miratuar një sërë masash për të bërë të qartë një mesazh dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën e re financiare për Kosovën. Ne sinqerisht shpresojmë se do të jemi në gjendje t’i lëmë pas shumë shpejt të gjitha këto dhe do të kthehemi në fokusin tonë, në reformat që janë kritike për afrimin e Kosovës drejt BE-së.”, u shpreh ai. Ndërkohë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  shpreson se të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …