I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se ndihet i shqetësuar me mesazhet që ka marrë nga Qeveria Kurti, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ai thotë se nuk sheh asnjë dëshmi të njëanshmërisë te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Pas radhës së pasuksesshme të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si përgjegjës për faktin se nuk ka pasur progres në dialog. Kurti më pas deklaroi se përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak u pozicionua kundër Kosovës. Esobar në intervistën e tij për Radion-Evropa e Lirë, pret që të dyja palët ta forcojnë përkushtimin e tyre dhe që Kosova të tregojë më shumë pragmatizëm dhe realizëm në qasjen e saj ndaj BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …